Avokati i arrestuar dërgoi në Prokurori kallëzimin penal për keqpërdorim të parave të Qeverisë Kurti për Luginën
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot ka arrestuar avokatin Hamdi Jashari nga Gjilani, nën dyshimin se i njëjti ka marrë 8 mijë euro nga një klient, të cilit i ka premtuar se ato para do t’ia dorëzojë gjyqtarëve, gjoja se që të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga ai.
Jashari është edhe avokati i cili ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi mbi keqpërdorimet e fondit të Qeverisë të parapara për Luginën.
Ndryshe, për rastin e fundit, Jashari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare, sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali
copy(/home/titulli/public_html/images/image/MG_5404.jpeg): failed to open stream: No such file or directory