Autoambulanca-donacion i Kosovës arrin në Bujanoc, vendosja e logos-sfidë për qeverisjen komunale
Autoambulanca e siguruar me anë të donacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga sot do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Bujanocit, kështu ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit,Shaip Kamberi.
Ky donacion sot është vendosur para hyrjes kryesorë të objektit të komunës së Bujanocit dhe përfaqësues institucional kanë bërë edhe fotografi para kësaj autoambulance që do të jetë në shërbim të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, transmeton Titulli.com.
“Falënderoj të gjithë ata që qëndruan pranë qytetarëve të Komunës së Bujanocit dhe që ndihmuan përballjen me pandeminë. Faleminderit Kosovë, faleminderit Albin”, është shprehur Shaip Kamberi.
Qeveria në detyrë e Kosovës përmes një vendimi më 23 prill ka ndarë 200 mijë euro komunës së Bujanocit për të përballuar situatën me COVID-19 .
Nga ky buxhet komuna e Bujanocit përveç tjerash kishte ndarë 6 milion dinarë për blerjen e një autoambulance të përgatitur me të gjitha pajisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë, donacion që do t'i dhurohet shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Duke i pasur parasysh raportet Kosovë-Serbi për institucionet komunale dhe shtëpinë e shëndetit do të mbetet sfidë vendosja e logos së donatorit (nga populli i Kosovës) në autoambulancë ngjashëm sikur në donacionet që ka pranuar më herët komuna e Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/utoambulanca-bujanoc-kosova-.jpg): failed to open stream: No such file or directory