titulli.com
Lokale

"At Home", shtëpi apo kafiq?

26.Jul.2012 15:19
0

Pas ndryshimeve të udhëheqësisë në Drejtoratin për Ndërtim në Bujanoc dhe rishikimit të kontratave të arritura më herët, drejtuesi i ri i kësaj ndërmarrje publike ka vërejtur parregullsi dhe borxhe të mëdha ndaj tyre. Drejtori i sapo emëruar i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti i ka thënë portalit të pavarur informativ Titulli se ka individë që pronat e kësaj ndërmarrje i kanë në shfrytëzim dhe nuk i paguajnë obligimet. “Aq më shumë, që ka prej atyre që janë kontraktuar si objekte banimi, ndërsa shfrytëzohen për biznes. I tillë është rasti i kafiterisë “At Home” që gjendet afër sheshit, në Bujanoc”, tha Haliti. Sipas tij, me vendim të këshillit komunal, ky objekt (shtëpi) i është dhënë në shfrytëzim Shkëlzen Ademit dhe më pas, pa pëlqimin e këtij organi, është rinovuar dhe ndryshuar veprimtaria në objekt afarist. “Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i komunës me rreth 2 milionë dinarë, pasi që është dhënë në shfrytëzim si objekt banimi, ndërsa ka funksionuar si objekt afarist”, ka thënë Haliti, duke shtuar se çmimorja e shfrytëzimit të hapësirave të kësaj ndërmarrje për banim (4.500 din. në muaj) me atë për komercializëm dallon rreth një mijë herë. Siç thotë Haliti edhe pse kontrata i është dhënë Shkëlzen Ademit ajo shfrytëzohet nga Ragmi Mustafa, këshilltarë i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Bujanocit. “Objektin është duke e shfrytëzuar Ragmi Mustafa nga PVD, nuk e di se në çfarë mënyre është regjistruar ai lokal afarist. Ne do të hulumtojmë të gjitha veprimet e atyre njerëzve që i kanë ndërmarr këto hapa për të ndërruar në mënyrë të paligjshme destinimin e këtij objekti”, thotë Haliti. Kontrata për shfrytëzimin e hapësirës së kësaj shtëpie për banim është e lëshuar më 20 korrik të vitit 2009 dhe vlen deri me të njëjtën datë të vitit 2014. “Kontrata zgjatë pesë vite, mirëpo ne do të punojmë në drejtim që kontratën ta shkëpusim dhe ti ndalim rrugën dukurive të këtilla”, tha Halimi në prononcimin e tij për Titullin. Nga ana tjetër shfrytëzuesi Ragmi Mustafa hedhë poshtë të gjitha akuzat e Drejtoratit për Ndërtim dhe sipas tij këto akuza nuk qëndrojnë. “Absolutisht nuk është e vërtet që kafiteria “At Home” ka ndonjë borxh ndaj Direksionit. Të gjitha tatimet, taksat ia ka paguar deri sot. “At Home” nuk ka borxh prej 1 milion 657 mijë dinarë. Me këto para mund të ndërtosh shtëpi me 30 mijë euro apo blen banesë në Bujanoc”, tha për Titullin Mustafa. Ai tha gjithashtu se “nëse unë kam borxh lirisht le ti përcjellin procedurat, mirëpo kjo është vetëm një formë e cila po mundohet edhe Agim Haliti si një politikan i ri, një drejtor, me tregu veten, po mundohet ti diskreditoj, përkatësisht linçoj figurat publike”. Mustafa tha se në kohën që e ka marrë në shfrytëzim këtë objekt ishte i papërdorshëm dhe shumë i dëmtuar dhe më pas ai në te i ka investuar mbi 20 mijë euro. Në pyetjen e gazetarit se a është e vërtet që nuk është paguar qiraja që 27 muaj ? , Mustafa u theksoi se qiraja e “At Home” është 4, 500 dinarë dhe  është shumë e vogël që ai të mos e paguaj, mirëpo ka qenë shumë i madh investimi. “Merreni dhe bëni hulumtim nëse ka objekt që gjendet i fshehtë si ky pas banesave i rrethuar me shtëpi dhe ka qira 44 mijë dinarë siç kërkon Drejtorati. Unë nesër po dal nga ky lokal dhe nesër biznesi im familjar shuhet. Qiraja është 4 500 dinarë dhe nuk ka vendim tjetër me të cilin ka vendos Këshilli Komunal ose Këshilli drejtues i Direksionit”, tha mes tjerash Mustafa. Përveç kafiterisë “At Home”, borxhë i ka Drejtoratit për Ndërtim edhe lokali “Number ONE” që gjendet në sheshin e qytetit. Sipas zyrtarëve në këtë ndërmarrje, kafiteria “Number One” nuk ka paguar për 27 muaj shfrytëzimin e hapësirës jashtë lokalit. Borxhi i tij ndaj Drejtoratit është 24.700 dinarë. Drejtorati për ndërtim në komunën e Bujanocit posedon 29 objekte banimi si dhe 54 objekte tjera montuese (baraka), disa prej të cilave janë në shfrytëzim./Titulli.com/

 

Humbin sende me vlerë në RTB, përfshirë edhe automobili !
Vera në Bujanocin e vendorëve dhe mërgimtarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration