Koment: Asgjë e re, gjithçka e vjetër
Që nga përpjekjet e para për themelimin e një shteti shqiptar në Ballkan, marrëveshtjet për fqinjësi të mirë, shqiptarët nuk i ndalën asnjëherë. U nënshkruan dhe u miratuan shumë proklamata, marrëveshje ekonomike e një sërë vendime të tjera në të mirë të popullit shqiptar. Por ajo, që bie në sy është ajo shqiptaro-jugosllave (serbe), që nuk është aspak për t'u çuditur sepse Shqipëria çdoherë i ka parë sllavët me një dipotri tjetër, nga shqiptarët e tjerë që jetojmë jashtë trungut saj.
Po e nisi nga e para, marrëveshja e Esad Toptanit i cili kishte krijuar një qeveri jolegjitime në Francë, kur Shqipëria e kishte fituar Pavarësinë, më 1912-tën, me Qeverinë provizore të Ismail Qemalit i cili nuk arriti të qeverisë gjatë, sepse Esadi me qeverinë e tij, bëri marrëveshje që qyteti i Vlorës dhe portet e saja t'i kalojnë peshqesh Jugosllavisë së Nikolla Pashqit. Ardhja e Princ Vidit në Shqipëri dhe qeverisja e tij, Esadin do ta bëj ministër të Luftës, i cili me kryeneçësinë e tij nuk njihte asnjë qeveri shqiptare pos të "vetes" e cila ishte krijuar për t'i sjellë fatkeqësi popullit shqiptar.
Turbullirat e vitit 1924, kur Shqipëria ende lëngonte nga pasojat që kishte lënë Lufta e Parë Botërore, tema kryesore ishte që Shqipëria të kishte një qeveri legjitime por aspak të ndikuar nga rrymat e jashtme. Pas vrasjes së Avni Rrustemit një patriot shqiptar i cili në Paris kishte vrarë Esad Toptanin sepse kishte shkelur interesat e atdheut për ego personale, elita intelektuale dhe opozita e bashkuar shqiptare në krye me Fan Nolin, do të arrinë ta rrëzojnë Ahmet Zogun ish- Mbretin e shqiptarëve, nga Mati i Shqipërisë si organizator i kësaj ngjarje të dhimbshme. Fan S. Noli, arriti që qeverisë Shqipërinë afro gjashtë muaj, sepse në mungesë të armatimit dhe sundimit të bejlerëve e përkrahësve të Zogut, ai nuk arriti të qeverisë sepse ish- Mbreti tashmë kishte bërë marrëveshje me Kryeministrin e Jugosllavisë së atëhershme Nikolla Pashiq, i cili ndihmoi të rikthehet edhe njëherë në krye të Shqipërisë deri më 1937, kur përfundimisht ajo u pushtua nga Italia fashiste e Benito Musolinit.
Marrëveshja tjetër, që shumë studiues i'u kanë qasur me seriozitetet është ajo mes dy Partive Komuniste, asaj të Shqipërisë të Jugosllavisë me dyshen Tito-Enver. Më 1946, kur Enver Hoxha po konsolidonte pushtetin e tij, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia do të jetë shërbëtorja e tij e cila do ta ndihmojë për të konsoliduar Shqipërinë nën protektoratin e jugosllvaisë së Titos, dhe dy emisarëve të tij Dushan Mugoshën dhe Miladin Popoviqin që cilët ai i konsideronte si vëllezër siç i potencon në librat e tij. Enveri e pa Jugosllavinë, si hambar ekonomik deri kur Tito u prish me Stalinin dhe grepin e hodhi te Shqipëria, me synimin që me këtë kumbari të hedh ka portet shqiptare që më lehtë të kishte qasje me grekët. Por nuk zgjati shumë, sepse Enveri e kuptoi se pa përfshirjen edhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve shqiptare nuk mund të ketë paqe kjo kumbari. Prandaj, ai e prishi dhe u shkëpëut njëherë e përgjithmonë nga kjo taktikë perfide.
Marrëveshje pas marrëveshje, shqiptarëve nuk u solli aspak dobi me sllavët sepse e dimë qysh moti se synimet e tyre karshi shqiptarëve për t'i fshirë nga faqa e dheut nuk do ndalet asnjëherë. Edhe ky, Samiti i fundit që u mbajt në Shkup për "Ballkani i hapur” shqiptarët nuk duhet të krenohen sepse përveç këtyre tre shteteve, të tjerët as që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. Rrethanat tashmë i dimë!
Asgjë e re, gjithçka e vjetër! Ajme!
Shkruar nga: Mr. sc. Shefat Ademi-Preshevë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hefat-ademi.jpg): failed to open stream: No such file or directory