Asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë ngjallë entuziazëm te banorët e Malësisë së Bujanocit
Asfaltimi i rrugës Muhoc - Zarbincë ka filluar të realizohet në prani të shumë qytetarëve të kësaj ane, të cilët pas një pritje katër vjeçare po jetësojnë ëndrrën e tyre për të pasur një rrugë që mundëson kushte më të mira jetese për banorët e Malësisë së Bujanocit.
Gjatë fillimit të punimeve, mes falemnderimesh dhe mirënjohjesh nga ana e banorëve u prit kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij nga pushteti lokal i Bujanocit, i cili theksoi se premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore po e realizoj brenda një periudhe një mujore të qeverisjes lokale.
Kujtojmë që rruga Muhoc - Zarbincë ka filluar më 4 shkurt 2016, dhe ka filluar të realizohet më 24 gusht 2020. Punimet priten që të përfundojnë brenda 10 ditëve.
Kjo ditë u vlerësua si historike për qytetarët e Malësisë së Bujanocit, të cilët mes lotësh dhe ndjenje krenarie organizuan valle me motive kombëtare enkas për të shënuar këtë ditë.
Tekst i publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/B_IMG_1598277105285.jpg): failed to open stream: No such file or directory