Lokale
As "100 Vjetori i Pavarësisë" nuk i bashkon shqiptarët në Bujanoc (video)
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me një ekspozitë dhe komedi janë hapur aktivitetet kulturore me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë
Hapja u bë sot me ekspozitën e piktores Arbenita Kryeziu nga Dardana e Kosovës në të cilën morën pjesë përfaqësues institucional, ndërsa në këtë aktivitet nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive shqiptare që janë në opozitë, raporton Titulli.
Nga foltorja, të pranishmit i përshëndeti drejtori i i shtëpisë së kulturës, Bajram Fejzullahu i cili tha se ky është manifestimi i parë i tillë në këtë shtëpi të kulturës.
“Nga ky moment fillojnë aktivitet kulturore që do të zgjasin deri më 28 Nëntor”, tha mes tjerash drejtori Fejzullahu.
Përfaqësuesi i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve.
“Këto aktivitete organizohen nën patronatin e kryetari të Komunës Nagip Arifit dhe këto organizime bëhen që edhe në këtë 100 vjetor të ndihemi si pjesë e shtetit Shqiptarë”, u shpreh me këtë rast Pajaziti.
Arbenita Kryeziu, veprat e të cilës shënuan hapjen e këtyre aktiviteteve kulturore, falënderoi shtëpinë e kulturës dhe stafin organizativ që ia dha këtë mundësi të shpalosjes së punimeve të saj.
“Për mua është shumë e rëndësishme që mbajë ekspozitën në Bujanoc. Unë jam studente e vitit të katërt në Universitetin e Prishtinës dhe kam ardhur këtu ta prezantojë një pjesë të punës sime”, u shpreh para të pranishmeve Kryeziu.
Një urim për organizimet për 100 Vjetorin e Pavarësisë dhe bashkim të shqiptarëve e dha edhe drejtuesi i OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi.
“Shpresojë që kjo festë të jetë shkak që ne shqiptarët më në fund të bashkohemi ashtu siç deshën dëshmorët tanë, ashtu siç ishte amaneti i tyre, dhe njëherë e përgjithmonë ne të jemi të bashkuar”, tha Isufi.
Pas ekspozitës programi vazhdoi me komedinë “Miu në xhep” nga Teatri “Aleksandër Mojsiu” i Dardanës.
“Kemi kaluar shumë mirë dhe kur është për nderë të 100 vjetorit është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, theksoi me këtë rast regjisori i kësaj shfaqje Muharrem Hoda.
“Përshtypje të veçantë më ka lënë publiku. Po ashtu kam qenë e kënaqur edhe me rolin të cilën ma ka dhënë regjisori, dhe për këtë arsye edhe e kam pranuar këtë rol” ka thënë Festime Korça (në rol Kumria).
Rolet e komedisë “Miu në xhep”: Festime Korça (Kumrija), Dashurim Saqipi (Mitati), Marigona Rexhepaj (Xhemilja), Dorlir Canaj (Dalipi), Valentina dhe Blerina Shala (Studente), Amir Mehmeti (Hamidi), Lorik Huruglica (Dani), Albona Rexhepi (Saqidja), Arta Morina (Jalldëzja).
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc për 100 vjetorin e Pavarësisë, në program ka edhe aktivitete tjera të cilat do të përmbyllen me 28 nëntor./Titulli.com/
http://youtu.be/YxiOt8OimL8copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/ekspozita2-Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!