Arsim Halili promovon librin “Mëkatar mos eja”
Lokale

Arsim Halili promovon librin “Mëkatar mos eja”

22.Oct.2012 08:28
0
Për vëllimin poetik të Arsim Halilit kanë folur Faik Shkodra dhe recensentët Nexhat Rexha e Bilall Maliqi, ndërsa nuk munguan as deklamimet e poezive nga ky vëllim poetik.
Libri më i ri i Arsim Halilit “Mëkatar mos eja” është promovuar në kuadër të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, botim i Shtëpisë Botuese ‘Beqir Musliu”, raporton rajonipress. Për këtë vëllim poetik kanë folur dr Faik Shkodra dhe recensentët Nexhat Rexha e Bilall Maliqi, ndërsa nuk munguan as deklamimet e poezive nga ky vëllim poetik. Faik Shkodra ka thënë ndër tjerash se vargjet e poezive në këtë vepër kanë shpalosur intuitën krijuese të poetit , në to gjejmë të shprehur shpirtin dhe zemrën e poetit. Shkodra tha se autori shprehjet artistike i ka ngjyrosur me shprehjet poetike. Edhe Nexhat Rexha ka thënë se Arsim Halili në këtë vëllim poetik vjen me harmonizim e konsolidim të vargut dhe atij i jep kolorit dhe imazh të përforcuar artistik Ai tha se poezia e Arsimit komunikon e ndërlidh të dukshëm e të padukshëm hije, që ruan në vete pafajësinë e njeriut të tij. Ndërsa, recensenti tjetër Bilall Maliqi ka thënë se poeti Arsim Halili vjen para lexuesve me frymëzime të reja motivuese të cilat i ka shtrirë nëpër tërë këtë vëllim poetik. Ai tha se libri poetik “Mëkatar mos eja” përbëhet me disa poezi të cilat shtrirjen e tyre e kanë në një gamë të ndryshme motivuese. Sipas Maliqit, Arsimi ka dhënë kontributin e tij në rrafshin poetik sidomos në këtë libër duke dhënë një përkushtim poetik si në poezitë e dedikuara personazheve të tij poetik por edhe në aspektin e dashurisë. Arsim Halili me këtë vepër ka treguar se mund të gjurmoj vlera, të ecë ngadalë nëpër shkallët e sukseseve të poezive të tij, ka thënë recensenti Bilall Maliqi. Autori i librit “Mëkatar mos eja”, Arsim Halili ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan për t’u rrumbullakuar puna rreth këtij vëllimi poetik ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë me punën e tij krijuese./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/arsim-halili-poet-nga-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Javë festive për Malësinë e Bujanocit
"Nis" udhëtimi i Pavarësisë nga Lugina në Vlorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration