Arrestohet i dyshuari nga Bujanoci, kërcënoi me vdekje në Gjykatën Themelore
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc arrestuan A.O (1980) nga komuna për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë, transmeton Titulli.com.
Në raportin e plicisë thuhet se ai dyshohet se gjatë gjykimit në Gjykatën Themelore në Bujanoc, ka kërcënuar me vdekje një njëzet e pesë vjeçar nga rrethina e Bujanocit.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do t'i dërgohet prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, Departamenti në Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/olicia-arrestimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory