Arrestohen të dyshuarit për vjedhje në Bujanoc: Kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë vjedhur gjithçka
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme,në Bujanoc kanë ndriçuar dy vjedhje të rënda dhe kanë arrestuar S.R.(1999) dhe E.I.(2004) nga Bujanoci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se këto vepra penale i kanë kryer si bashkëpunëtorë, transmeton Titulli.com.
"Dyshohet se gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti kanë hyrë në dy shtëpi familjare në zonën e Bujanocit, nga të cilat disa herë kanë vjedhur elektroshtëpiake, mobilie, qilima dhe perde dhe më pas i kanë shitur", thuhet në raportin zyrtar të policisë.
Sipas raportit të Policisë, pesa më e madhe e sendeve të vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre. S.R. dhe E.I janë mbajtur deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do t'i dërgohen prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë./Titulli.com/