Arkiva: Protesta e Musliut ndaj Vuçiq në Bujanoc për tesktet shkollore në Luginë të Preshevës (video)
Lokale

Arkiva: Protesta e Musliut ndaj Vuçiq në Bujanoc për tesktet shkollore në Luginë të Preshevës (video)

31.Aug.2020 07:23
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu kishte zhvilluar një diskutim në formë protetste me kryeministrinë e atëhershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në fakultetin ekonomik në Bujanoc.
“Dialogu” u hap në momentin kur kryeministri Vuçiq doli në foltore, përderisa nga ulësja në amfiteatër, ku po përurohej hapja e godinës së re të degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, u paraqitë kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, duke kërkuar nga kryeministri lirimin e teksteve për nxënësit shqiptar që po mbahen në terminalin doganorë, donacion të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Kosovës.
“Ku janë librat, ku janë librat...”, iu drejtua Musliu, Vuçiqit, ndërsa ky iu përgjigj: “Jonuz, nëse mendon se jam frikuar atëherë je mashtruar keq”, ku më pas pasuan duartrokitjet në sallë, raporton Titulli.com.
Gjatë kësaj kohe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i sugjeronte me dorë Musliut që të ulej, kurse Musliu vazhdoi debatin me Vuçiqin.
“Po flas me argumente, nuk po lejoni librat, po i mbani të burgosura”, u shpreh Musliu, ndërsa kryeministri iu përgjigj se “librat nuk maten si derrat dhe kamionët me kilogramë, por me kualitetin e librit”.
Musliu insistonte të merrte përgjigje nga kryeministri se kur mund të lirohen librat, kurse ai sërish i përgjigjet: “Jonuz, librat nuk mund të arrestohen”, mirëpo kryetari i KKSH-së i thotë se ato i keni arrestuar.
Ky debat i nxehtë është zhvilluar para Ministritë të Arsimit të Serbisë si dhe korit diplomatikë, pjesëmarrës në përurimin e godinës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc. /Titulli.com/

(Kjo ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 2015)

VIDEO
copy(/home/titulli/public_html/images/image/usliu-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration