Arifi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e pronës të ish-ndërmarrjeve shoqërore
Lokale

Arifi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e pronës të ish-ndërmarrjeve shoqërore

02.Jun.2013 12:13
0
Përderisa procesi i pravatizimit në Serbi është në fazën e përfundimit, ngase gati tetëdhjetë përqind e ndërmarrjeve shoqërore dhe publike tashmë janë privatizuar, në komunën e Bujanocit kjo procedurë në disa raste ka kaluar  në heshtje dhe në mënyrë jotransparente. Madje,  në shumicën e rasteve, privatizimi i  ish-ndërmarrjeve shoqërore është i bllokuar, kështu që në këtë drejtim nuk ka lëvizje konkrete nga Agjencioni Republikan për Privatizim. Dyshohet se e gjithë kjo po bëhet me prapavijë të  caktuar politike. Si pasojë e kësaj dukurie, shumica e këtyre ndërmarjeve gjenden në bllokadë dhe kolaps total, derisa prona, makineritë dhe mjetet punuese dita-ditës shkojnë duke u shkatërruar. Duke e parë seriozitetin e situatës, kryetari i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi, ka vendosur që edhe kësaj çështjeje t’ ju qaset me një përkushtim dhe seriozitet maksimal. “ Ne assesi nuk mundemi të qëndrojm imun para kësaj problematike dhe të lejojmë që në komunën  tonë të shkatërrohet e gjithë kjo pasuri shoqërore e krijuar nga breza të tërë “, ka thënë Arifi, duke shtuar se “ do të  tentohet  me gjithë potencialin dhe kapacitetet që këto ndërmarjeje të shndërrohen në funksionale . Me këtë iniciativë të njeriut të parë të komunës së Bujanocit pajtohet plotësisht edhe Nexhat Behluli, koordinator për ndërmarrje të  vogla dhe të mesme pranë Zyres për Zhvillim Ekonomik Lokal. Që tani, Behluli, ka nisur të punoj në këtë drejtim, pasi që ka mar instuksionet e duhura nga kryetari Arifi. Fillimisht, ai ka caktuar një listë me procedura të formaliteteve, krahas përvojës së bazuar në rastet e privatizimit në Serbi. “ Pa hezitim ju kemi qasur kësaj problematike dhe vetëm se këmi nisur të kemi rezultate. Ish- ndëmarrja shoqërore për prodhimin e ujit të rëndomt dhe atij  mineral "Vrello-Prohorovo" do të kthehet në pronësi dhe shfrytëzim të administratës komunale, sqaron Behluli. Ai thotë se  është formuar komisioni profesional prej pesë  anëtarëve i cili gjatë kësaj jave do të fillojë procedurën e evidentimit të pasurisë dhe kryerjes së  pranim-dorëzimit . Më pas, sipas Behlulit  do të vendoset se çka do të bëhet në të ardhmen me këtë ndërmarrje . Qarkullojnë shumë ide, nga ajo se do t’ ia bashkangjesim ndonjë ndërmarrjeje publike ekzistuese ku themelues është kuvendi komunal, se do ta shndërrojmë në ndërmarrje të veçantë, apo mund të ndodh të shpallim ofertën e cila do të bëntë të mundur që atë ta shfrytëzojë ndonjë subjekt privat, pasiqë paraprakisht t’i plotësojë kushtet e parapara nga ana e organit kompetent të administratës komunale. Nexhat Behluli, poashtu bënë të ditur se janë vënë  kontakte serioze me Agjencionin Republikan për Privatizim edhe pse një gjë e tillë asnjëherë më parë nuk ishte provuar. Do të punohet  për së afërmi edhe për të gjitha ndërmarrjet tjera shoqërore të cilat kanë mbetur të boshatisura e të cilat disponojnë me pronë në hapsirën e komunës sonë. Mund të them me një siguri të plotë se në këtë drejtim do të arrihet një sukses i konsiderushëm dhe se administrata komunale e Bujanocit tani e tutje do të fillojë  të ketë qasje serioze rreth pronës shoqërore dhe procesit të privatizimit të këtyre ndërmarrjeve “, thotë ndë të tjera kordinatori pranë Zyres për Zhbillim Ekonomik Lokal, Nexhat Behluli. Në fund, Behluli thotë se opinioni gjithnjë do të mbetet i informuar për hapat e mëtejme të ndërmarra në këtë drejtim, duke shfaqur edhe njëherë shpresën se administata lokale edhe këtë çështje do ta realizoj me suksese konkrete./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/Bujanoci-hyrej.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Iniciativë e re për heqjen e taksës për Luginën
Vatra: Parlamenti i Kosovës ka fyer një pjesë të trungut të vet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration