Lokale
Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit”
Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që në cilësinë e kryetarit të komunës së Bujanocit të gjithë mësimdhënësve shqiptarë të komunës sonë t’u uroj 7 marsin, “Ditën e mësuesit”.
[caption id="attachment_110508" align="alignleft" width="300"] Nagip Arifi[/caption]
I vetëdijshëm për këtë ditë të shenjtë të historisë sonë kombëtare, posaçërisht të sferës më të ndritshme, siç është arsimi, shfrytëzoj nga rasti që në radhë të parë përgëzime të sinqerta t’u dërgoj veteranëve të kësaj lëmie, që edhe sot e kësaj dite kur i takojmë, na kthejnë në kujtimet e bankave shkollore.
Përgëzime të sinqerta shprehim edhe për të gjithë ata punonjës arsimorë të cilët betejën e tyre për dhënien e dijes e bëjnë me më të vegjlit, pa i harruar edhe mësimdhënësit tjerë që vazhdojnë të kontribuojnë në përgatitjen e gjeneratave të reja.
Me krenarinë më të lartë i përkujtojmë mësuesit e parë, ata të cilët sot nuk janë në mesin tone, e të cilëve u takon lavdia dhe devotshmëria për punën e tyre të palodhshme për edukimin e brezit të parë në gjuhën amtare.
Të dashur mësimdhënës, ne besojmë se detyra juaj madhore për edukim dhe arsimim do të vazhdoj edhe më tej me sinqeritet dhe përkushtim maksimal.
Ne jemi të bindur se përgatitja e gjeneratave të reja, nga të cilat do të dalin kuadro profesionesh të ndryshme, është pjesë e misionit tuaj madhor.
Komuna jonë gjithnjë ka nxjerrë në dritë djem dhe vajza intelektualësh, të zellshëm e punëtorë. S’kemi aspak dyshime që edhe e ardhmja do të jetë e tillë e ndoshta edhe më e begatshme.
Duke shpresuar se puna juaj do të vazhdojë të kryhet me nderë, edhe një herë, urime ju qoftë kjo ditë e madhe dhe e bekuar për mbarë kombin tonë!
Me respekt,
Dr. Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit
*****************************************************************************************************************************************************
Të nderuar mësimdhënës
[caption id="attachment_110521" align="alignleft" width="300"] Galip Beqiri[/caption]
Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit, e në veçanti veteranët e arsimit që me vite me radhë kanë dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe në Luginë të Preshevës
Mësimdhënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, kane qenë jo thjeshte profesionistë të arsimit, por ne radhë të parë njerëz të emancipuar, idealistë, humanë dhe pararojë e ruajtjes së substancës kombëtare. Mësimdhënësit, që nuk kursyen kohen, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur popullin me dije, me kulturë dhe edukatë. Të cilëve i falemi me mirënjohje.
Uroj që ky 7 mars të sjell suksese në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë kualitet dhe profesionalizëm. Besojmë fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës do të krenohet me shkollën shqipe. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur.
Urime dhe suksese.
Bujanoc,Me datë 07.02.2014
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!