Arifi takon nënkolonelin amerikan në Bujanoc, ja dorëzon projektin e shkollës në Lluçan
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim sot nënkolonelin e Ushtrisë së ShBA-së pranë Ambasadës së ShBA-së në Serbi, Daniel J. O'Connor.
"Biseduam për çështje të sigurisë, politikës dhe tema që kanë për qëllim zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunës së Bujanocit" është shprehur Arifi.
"Kërkova që Ambasada e ShBA-së në Beograd të financojë renovimin e shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan, ku edhe ia dorëzova projektin për renovimin e kësaj shkolle. E njoftova me gjendjen e rëndë në këtë shkollë dhe nevojën imediate për të investuar në përmirësimin e kushteve për mësim", ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se gjithashtu, ja ka kujtuar Nënkolonelit O'Connor, se kjo shkollë ka edhe një simbolikë tjetër shumë të madhe për qytetarët tanë, ngase po në këtë shkollë janë zhvilluar bisedimet për arritjet e paqes mes UÇPMB-së, zyrtarëve qeveritar të Serbisë, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe forcave të KFOR-it.