Arifi takon komisionerin Knut Volebek
Lokale

Arifi takon komisionerin Knut Volebek

14.Jun.2013 12:19
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Dr.NagipArifi, ka takuar mbrëmë në Beograd,komisionerin e lartëtë OSBE-sëpërpakica, Knut Volebek. Në një takim tën grohtë u bisedua për rrjedhat e përgjithshme në Luginë të Preshevës si dhe përçështjet e shkollimit të lartë universitar të shqiptarëve. Kryetari Arifi e njoftoi zyrtarin e OSBE-së me platformën politike të subjekteve shqiptare duke e cilësuar si njëmjet adekuat për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në rajon.Arifi tregoi gatishmërinë e pales shqiptare për të zhvilluar bisedime me Qeverinë serbe, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë. Nga ana e tij, komisioneri Volebek përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t'izgjidhurçështjet e hapuranëpërmjetdialogut. DSC00859Knut Volebek premtoi se në këtë drejtim OSBE do të shfaqet e gatshme për të lehtësuar dialogun midis përfaqësuesve të shqiptarëve të luginës dhe zyrtarëve qeveritarë të Beogradit. Gjatë bisedës së mbrëmshme vëmendje e posaçmei'ukushtua ndërtimit të objektit univeristar në Bujanoc.Kryetari Arifi çmoi lartë kontributin  e deritanishëmtë OSBE-së rreth arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe shfaqi shpresën se ky angazhim nuk do të mungoj edhe në ndërtimin  e objektit universitar . Volebek theksoi se do të përkujdeset që procesi rreth ndërtimit të këtij objekti të përshpejtohet. Ai tha se problematikat e trajtuara me kryetarin e komunëssëBujanocit do  t'ia përcjelle dhe zyrtarëve më të lartë të Qeverisë serbe me të cilët do të takohet. Kryetari Arifi takoi komisionerinVolebek pas vizitës dyditëshe të realizuarnë Zagreb të Kroacisë ku mori pjesë në konferencën rajonale kushtuar investimeve në Evropën Jug-lindore.Përveç pjesëmarrjes në konferencë, njeriu i parë i komunës së Bujanocit kishte takuar ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovësnë Kroacisi dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqatave shqiptare në këtë shtet./Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/DSC008561.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Duhet të ndihmohen proceset në Luginë
Stankoviq: Qeveria e Serbisë është gati t’i zgjidh problemet e shtetasve të vet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration