Arifi takim me këshilltarin politik të ambasadës së SHBA-së: Diskutohet edhe plani 7 pikësh
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në zyrën e tij këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Thomas Lee.
Ai ka shkruar në Facebook se ka folur për ngecjen e planit 7 pikësh.
Postimi në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot prita këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA-së në Beograd z.Thomas Lee. Gjatë takimit biseduam për situatën politike dhe të sigurisë, ngecjen e implementimit të planit 7 pikësh, si dhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Nga z.Lee sigurova përkrahjen që bashkëpunimi për tema të rëndësishme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.