Arifi: Rroga ime do të shkoj tërësisht për familjet me nevojë
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se rroga e tij mujore në këtë periudhë do të shkojë për familjet me nevojë.
“Kanë kaluar mbi 5 javë që nga situata e jashtëzakonshme e krijuar me pandeminë Covid-19. Komuna e Preshevës është duke kaluar një periudhë të frikshme, por jam mëse i impresionuar me angazhimin, sakrificat, humanizmin dhe dashurinë tuaj në këtë situatë sfiduese. Thuhet se situata e rëndë dhe e jashtëzakonshme shfaq karakterin e vërtetë të një populli, andaj më lejoni t`ju them secilit prej jush, se keni dhënë në rajon një pasqyrë të shkëlqyer për shoqërinë dhe vendin tonë. Më bëni gjithmonë krenar, Ju faleminderit! Jam i vetëdijshëm se sakrifica e gjitha bizneseve familjare dhe të vogla në Komunën tonë kanë dhënë maksimumin e tyre. Prandaj më lejoni që përkundër karakterit tim për të mos ekspozuar ndihmat humanitare, t`ju informoj se rroga ime në postin e Kryetarit të Komunës së Preshevës do të shkoj tërësisht për ndihma humanitare për familjet me nevoj në Komunën e Preshevës. Ky vendim vlen edhe në retrospektivë që nga dita e parë e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme deri tek përfundimi i saj”, theksoi Arifi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiprim-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory