Arifi: Punuam me një përkushtim dhe përgjegjësi të plotë gjatë vitit 2013
Lokale

Arifi: Punuam me një përkushtim dhe përgjegjësi të plotë gjatë vitit 2013

31.Dec.2013 10:26
0
Përfaqësues institucional dhe politik të Luginës urojnë qytetarët për sukseset dhe punët e realizuara gjatë vitit 2013. Gjithashtu me shpresën dhe vullnetin që viti i ardhshëm të jetë një vit më shëndet dhe suksese më të mëdha. ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------   [caption id="attachment_81204" align="alignleft" width="300"]Nagip Arifi Nagip Arifi[/caption]

Urim i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, me rastin e Vitit të Ri

  Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit, Jemi në prag të përfundimit të vitit 2013 i cili tashmë ka nisur t’i numëroj edhe orët e fundit. Në këtë atmosferë festive na mbanë shpresa  se shumica nga ju keni arritur t’i realizoni apo t’i përafroheni dëshirave dhe qëllimeve  që ia keni parashtruar vetes një vit më parë. Gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar, edhe administrata lokale ka bërë përpjekjen maksimale që të jetë përkrah juve me një përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. Në kuadër  të mundësive reale, të gjitha projektet e realizuara kanë shërbyer për të vetmin qëllim, që juve të ju bëhet më i lehtë zhvillimi i përditshmërisë dhe jetës  normale. Për 365 ditë të tëra, në saje të transparencës, ne kemi qenë të hapur për çdo veprim dhe punë të realizuar, kurse medoemos edhe ju të nderuar qytetarë meritoni falënderime për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen e treguar  në çdo kohë. Kur viti 2014 gati se po troket në dyert tona , ne ju sigurojmë se aktiviteti ynë me gjithë forcën dhe kapacitetet tona do të orientohet në ngritjen e mirëqenies dhe perspektivës qytetare. Për t’i arritur objektivat e hartuara, ne jemi të sigurt se nuk do të mungojë as përkrahja juaj tanimë e dëshmuar. Që synimet tona  të ndërsjella  të realizohen, para se gjithash ne urojmë që në vitin e ardhshëm të ju prijë shëndeti, harmonia dhe dashuria familjare e shoqërore, më përplot begati  dhe prosperitet. Urojmë gjithashtu që pikërisht 2014-ta të jetë edhe vit i realizimit të dëshirave tuaja të shprehura në çdo kohë. Si ne që kemi marrë besimin tuaj, ashtu edhe ju bashkëqytetarë, domosdoshmërish kemi nevojë për përkrahjen e Perëndisë të cilës i përulemi në çdo kohë që të na prijë e mbara dhe sinqeriteti edhe në vitin e ardhshëm kalendarik. Andaj, me fat dhe Gëzuar Viti i Ri kalendarik 2014 !

 Me rrespekt, Dr. Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Nagip-Arifi-kryetasr.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kamberi: Një vit i rëndë dhe pa ndihmë vëllazërore
5.8 milionë dinarë mjete për agroteknikë i ndahen bujqve preshevarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration