Arifi: Punëtorët e administratës në Bujanoc po vjedhin shtesat e fëmijëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi në seancën e kuvendit komunal të mbajtur sot ka akuzuar administratën komunale se punëtorët kanë vjedhur shtesat e fëmijëve dhe prindërve, shkruan Titulli.com.
“Janë përfshirë 10 punëtorë në mesin e të cilëve edhe një punëtorë i degës së postës”, tha mes tjerash Arifi dhe ka kërkuar nga shefi I administratës të prezantoj rezultatet e hulumtimit të këtij rasti.
Rastin në fjalë për dyshime rreth keqpërdorimeve të shtesave e konfirmoi edhe kryetari i kuvendit komunal, Adnan Salihu i cili theksoi se komisioni hetues akoma nuk e ka kryer punën e vet.
Salihu tha se diçka e tillë ka ndodhur pas deklaratës së një punëtori të administratës komunale dhe sipas tij duhet të priten rezultatet zyrtare të komisionit.
Akuzave të Nagip Arifi ju ka përgjigjur edhe shefi i grupit të PVD-së, Ragmi Mustafa duke thënë se duhet qytetarët që janë dëmtuar të deklarohen dhe lajmërohen./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/agip-arif.jpg): failed to open stream: No such file or directory