
Arifi: Pezullimi i vendbanimit zbatohet sistematikisht vetëm për pakicën kombëtare shqiptare.
Para fillimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, paralajmëroi për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, ku edhe jeton numri më i madh i shqiptarëve.
Me një postim në Twitter, në janar të vitit 2021, ai nxiti reagimin e deputetes gjermane nga radhët e të Gjelbërve, Viola von Cramon, njëherësh raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, e cila shprehu shqetësimin e saj.
Arifi tha asokohe për Radion Evropa e Lirë se pezullimi i vendbanimit, përkatësisht dispozita ligjore e pasivizimit të vendbanimit të një personi që konstatohet se nuk jeton në adresën e regjistruar, zbatohet sistematikisht vetëm për pakicën kombëtare shqiptare./REL/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory