Arifi paralajmëron grup parlamentar të shqiptarëve në Serbi
Lokale

Arifi paralajmëron grup parlamentar të shqiptarëve në Serbi

11.Apr.2019 08:28
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se po punohet që klasa politike shqiptarë në Luginën e Preshevës të unifikohet dhe të shkohet në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me një listë të përbashkët.

Arifi ka thënë se Serbia ka një strategji kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por shqiptarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë.

“Normalisht Serbia është e rëndë, por ne kemi pasur disa mundësi pasi faktori ndërkombëtar ka pasur një prezencë në Luginën e Preshevës që nga lufta. faktori ndërkombëtar na ka financuar edhe në projekte financiare por edhe në aspektin politik”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se faktori politik shqiptar në Luginë po të ishte i unifikuar do të ishte faktorizuar në Serbi.

“Në të kaluarën, kur unë nuk kam qenë pjesë e politikës, po të ishim më të unifikuar dhe më intensivë me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë kemi mundur t’i fitojmë tre deputetë, pasi ka një trup votuesish shqiptarë, dhe kemi mundur të kemi një grup parlamentar i cili krijon një fuqi politike”, tha ai.

Arifi ka thënë se situata e shqiptarëve nuk është për t’u befasuar pasi klasa politike shqiptare nuk ka pasur strategji në këto 18 vite për të ndërtuar fuqi politike.

“Është një problem i trashëguar në duart tona. Unë si kryetar i Komunës së Preshevës në këto tri vite jam munduar të bëj një vetëdijesim të shoqërisë sonë për të unifikuar klasën politike. Ka pasur subjekte të vogla politike që janë shkrirë në subjekte të mëdha, dhe ky është një hap pozitiv për t’i paraprirë një unifikimi të shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në Serbi”.

“Edhe pse kemi disa keqkuptime si klasë politike shqiptare në Preshevë, është përgatitur terreni që të shkojmë bashkë me një listë unike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe të krijojmë një fuqi politike”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiprim-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration