Arifi nisë vizitën në Kroaci
Lokale

Arifi nisë vizitën në Kroaci

11.Jun.2013 21:29
0
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nisur vizitën e tij zyrtare në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Arifi sot ka takuar Gëzim Rexhepin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë për bashkinë e Zagrebit. Në këtë takim është biseduar për pozitën e shqiptarëve në Kroaci veçmas në raportet që ka komuniteti shqiptar me vendlindjen, raporton TV Spektri. Gjatë pasdites kryetari Arifi është pritur në Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb me ç’rast është biseduar me Ambasadorin Pëllumb Qazimi. Në takim është diskutuar për rrjedhat rajonale dhe sidomos për mundësinë që Shqipëria t’i ndihmojë Luginës. Gjatë së mërkurës, kryetari i Komunës së Bujanocit do të marrë pjesë në Kongresin regjional në Zagreb me temën “Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-lindore”. Në këtë vizitë zyrtare në Kroaci, Arifi është i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij Arbër Pajaziti, dhe koordinatorët e zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Fazilla Azemoviq dhe Nexhat Behluli./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/zagreb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Maturantët i nënshtrohen provimeve (video)
Hoxha fton maturantët në debat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration