
Arifi mirëpret dhe ndan buxhet për nxënësit më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit (foto)
Kryetari i komunës, Nagip Arifi ka pritur dhe ka ndarë nga 25 mijë dinarë për nxënësit më të mirë të gjeneratave të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.
"Duke i uruar ata për suksesin e arritur gjatë shkollimit të tyre dhe drejtorët e tyre për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate, i ndava mirënjohje dhe i shpërblyem në formë financiare prej 25.000 dinarëve për secilin nxënës të dalluar", ka shkruar Arifi.
Ai theksoi se kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t'i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen./Titulli.com/



