Lokale
Arifi mbajti fjalën, asfaltoi rrugën në Muhoc
Në Muhoc të komunës së Bujanocit sot u bë hapja e rrugës së asfaltuar prej 1470 metra, ndërsa filloi asfaltimi edhe i fushës së sportit që është pjesë e shkollës fillore “Migjeni”.
Banorët e Muhocit të komunës së Bujanocit me gëzim kishin pritë futjen në funksion të plotë të rrugës që asfaltua dhe promovua sot.
Prerja e shiritit nga kryetari i komunë së Bujanocit Nagip Arifi, tregon se një nga premtimet e tij gjatë fushatës parazgjedhore është përmbushur.
Ai sot me stafin e tij qëndruan në vendngjarje ku përveç hapjes së kësaj rruge filloi edhe asfaltimit i fushës së sportit në shkollën fillore “Migjeni”.
“ E kemi përmbush njërin nga premtimet që ia kemi dhënë qytetarëve të fshatit Muhoc. Ne sot në këtë fshatë kemi investuar 185 mijë euro”, tha Arifi për RTB-në, duke shtuar se kjo udhëheqësi nuk do ti ndalë punët këtu, por në Malësin e Bujanocit deri në fund të vitit do të bëjë edhe asfaltimin e rrugës nga fshati Muhoc e deri në Bilinicë.
Arifi po ashtu theksoi se në planet e kësaj qeverisje është edhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës në drejtim të Zarbicës dhe fshatit Çarr.
Para kamerës së RTB-së drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti foli për fushën e sportit të shkollës fillore “Migjeni”, i cili për këtë projekt tha se: “kjo punë ka qenë e kontraktuar nga nëntori i vitit të kaluar ku përgjegjësin për ndërtimin e saj e kishte kompania Dreni com, e cila fatkeqësisht vetëm sa i ka sjellë telashe aktiviteti i tij”.
Qytetarët e këtij fshati që kishin dalë në hapjen e rrugës u shprehën të kënaqur që pas 40 viteve kjo rrugë u asfaltua në këtë vendbanim.
Asfaltimi i saj kushtoi 15 milionë e 800 mijë dinarë ndërsa u financua nga Trupi Koordinues, kurse i fushës sportive 3 milionë e 200 mijë dinarë të ndara nga buxheti i komunës së Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/asfaltimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!