Arifi: Firmoset kontrata për rregullimin e trotuareve në qytet, punimet kryhen brenda afatit (video)
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip arifi është firmosur kontrata e projektit për realizimin e punimeve të trotuareve nga hyrja e qytetit deri të shtëpia e shëndetit, shkruan Titulli.com.
Arifi tha se ky projekt është dashtë të kryhet me herët sepse ka fillua para 3 viteve ndërsa pritet që përfundimi i punimeve të kryhen brenda afatit ligjorë është 90 ditë pune, projekt i financuar së bashku nga Trupi Koordinues dhe buxhetin i komunës.
“Është firmosur kontrata e projektit për rregullimin e trotuareve në qytetin e Bujanocit, që fillon nga hyrja e qytetit deri në Shtëpinë e Shëndetit me një gjatësi prej 2005 m”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e komunës së Bujanocit.
Kryetari, Nagip Arifi ka sqaruar edhe disa detaje të punimeve që do të behën, raporton Titulli.com.
“Vlera kontraktuese është 13.783.388,00 me TVSH dhe pritet që punimet të përfundojnë në afat prej 90 ditëve nga dita e fillimit të punimeve. Punë kryes është kompania "Saba Bellça", theksoi Arifi.
Pas marrjes së mandatit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi shprehet se po përfundohen projektet që ka nisur qeverisja e kaluar dhe ka vonuar me vite realizimin e tyre./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-saba-tr.jpg): failed to open stream: No such file or directory