Lokale
Arifi: Bujanoci po zhvillohet, realizuam shumë projekte gjatë vitit 2013
Të arriturat e qeverisjes lokale të Bujanocit gjatë vitit 2013 janë prezantuar në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, projektet e realizuara janë vlerësuar afro 160 milion dinarë investime në fusha të ndryshme.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është shprehur i kënaqur me realizimin e objektivave që ka pasur komuna gjatë vitit 2013 dhe ka kërkuar që rinia të jetë më aktive drejt qëllimeve të përbashkëta ekonomike.
“Ne jemi munduar që me mundësit e kapacitetet tona njerëzore dhe teknike të bëjmë të pamundurën që prioritetet tona t’i realizojmë, andaj viti 2013 ishte një vit i suksesshëm për vitin 2013”, tha në konferencën për gazetar, Nagip Arifi, raporton Titulli.
Sipas Arifit komuna e Bujanocit është duke punuar intenzivisht drejt zhvillimit ekonomik lokal dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
“Zyra për Zhvillim Ekonomik lokal është duke bërë një punë të shkëlqyeshme për prezantimin e komunës sonë si një mjedis të favorshëm për investime dhe që administrata komunale ofron lehtësira administrative dhe ndihmesa në mjete financiare për çdo investitor”, tha Arifi.
Ndërsa edhe zëvendës kryetari i komunës, Stojança Arsiq ka vlerësuar se administrata komunale është duke punuar për riaktivizimin e plotë të ndërmarrjes punuese “Gumoplastika” që do të ndikojë në uljen e papunësisë të qytetarëve lokal.
Arsiq deklaroi se qeverisja multietnike lokale po ndikon në rritjen e përgjegjësisë në punën e administratës dhe se është punuar në përmirësimin e infrastrukturës në territorin e komunës së Bujanocit.
Ndërsa edhe kryetari Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu është shprehur i kënaqur me projektet që janë realizuar gjatë vitit 2013.
“Ne i dimë mundësit e zhvillimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tonë, por megjithatë kemi punuar për të ndryshuar gjendjen e rëndë që po mbretëron në komunën e Bujanocit”, theksoi Musliu.
Brengë e qeverisjes lokale mbetet mos interesimi të rinjve për të kontribuuar në vet krijimin e vendeve të reja të punës përmes projekteve të ndryshme që ndihmohen nga pushteti lokal, organizatat ndërkombëtare dhe qeverisja qendrore.
Qeverisja lokale e Bujanocit në konferencën për gazetarë është zotuar se në vitin 2014 do të ndryshoj qasja ndaj shfrytëzimit të mjeteve financiare nga sektori joqeveritarë, klubet sportive dhe ndërmarrjet publike komunale./Titulli.com/
___________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Arifi-konferenca-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!