Lokale
Arifi: Amerikën e kemi mbrapa
Përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë qëndruar për një vizitë në Komunën e Bujanocit, ku qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi i mëtutjeshëm mes Komunës së Bujanocit dhe Ambasadës së SHBA-ve në Beograd.
Ky delegacion i udhëhequr nga Këshilltari politik pranë Ambasadës së SHBA-së në Beograd Paul Jukiq, u pritë në takime të ndara nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe nënkryetari Stojanca Arsiq.
Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi ka thënë se në këtë takim u bisedua për situatën politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit, po ashtu edhe për projektet të cilat USAID-i amerikan është duke i realizuar në Bujanoc.
“Biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në Komunën e Bujanocit, po ashtu edhe për projektet të cilat USAID-i amerikan është duke i realizuar në Bujanoc, gjithashtu biseduam edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes Komunës së Bujanocit dhe Ambasadës së SHBA-së në Beograd", ka thënë Arifi
Ai më tej ka thënë se këshilltari politik na njoftoj se gjatë tetorit do të vijë deri tek ndërrimi i ambasadorit të SHBA-së në Beograd dhe ambasadori i ri do të ketë gjatë këtij viti një takim pune këtu në Bujanoc.
Arifi po ashtu potencoj se Paul Jukiq i ka dhënë një premtim të fuqishëm se Ambasada e SHBA-së do ta mbështesë në të gjitha proceset pozitive të cilat janë duke u zhvilluar në Bujanoc dhe të kemi përkrahjen e mëtutjeshëm nga ana e Ambasadës dhe Amerika nuk do ta ndërroj politikën pa marrë parasysh se kush do të jetë ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Beograd ndaj Luginës.
Kjo ishte vizita e parë që Këshilltari i ambasadës së SHBA-ve në Beograd i ka bërë komunës së Bujanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/Capitol.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!