Aprovohet propozimi mbi hapjen e paraleles shqipe në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc
Lokale

Aprovohet propozimi mbi hapjen e paraleles shqipe në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Bujanoc

24.Dec.2020 23:16
0

Në seancën e sotme të Këshillit Komunal kaloi edhe propozimi për hapjen e paraleles për fëmijët në Entin Parashkollor "Gëzimi ynë".

Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani ndër të tjerash i tha drejtorit të çerdhes "Gëzimi ynë" se ju keni privilegj që jeni duke udhëhequr një institucion kaq të rëndësishëm siç Enti parashkollor të cilin ju udhëhiqni.

"Ndërkaq kërkesa jonë për të hapur një paralele për fëmijët shqiptarë janë bërë reprizë që nga viti 2012 e këndej , ju akoma deri më sot nuk e keni marrë për bazë ta shqyrtoni kërkesën tonë, të këshilltarëve dhe qytetarëve të kësaj komune", thuhet n. Mos harroni që mjetet financiare i merrni komuna e Bujanocit, ndërkaq taksapagues janë të gjithë qytetarët e kësaj komune, prandaj nuk do të lejojmë që ti të vendosësh për fatin e fëmijëve tanë. Dhe përgjigja juaj se unë dua por ska hapësirë dhe se po të krijohen mundësitë financiare unë do ta lëshoj zyren i kemi ndëgjuar shumë herë dhe janë bërë retorikë, andaj ajo që duhet ju të bëni është ti futeni punës dhe realizoni kërkesën tonë", i tha kryetari Ramadani, drejtorit serb të çerdhesë së fëmijëve, Millovan Alleksiq.

Në fund u vendos që në seancën ardhshme të Kuvendit Komunal do të bihet vendim për hapjen e kësaj paraleleje dhe do të formohet Komision i veçantë që do ta përcjellë implementimin e këtij vendimi.

Teskt i dërguar nga sekretariati i kuvendit komunal në Bujanoc

copy(/home/titulli/public_html/images/image/erdha-gezimipyne.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit aprovon buxhetin 2021
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration