Apple, Google dhe Microsoft premtojnë të zhdukin fjalëkalimin vitin e ardhshëm
Më 5 maj, Ditën Ndërkombëtare të Fjalëkalimit, gjigantët e teknologjisë Apple, Google dhe Microsoft lajmëruan se do të punojnë së bashku për të mundësuar kyçjen pa fjalëkalim në pajisjet mobile, desktop dhe shfletues që ato kontrollojnë vitin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se verifikimi pa fjalëkalim do të vijë në të gjitha platformat madhore nga Android tek iOS, nga Chrome, në Edge dhe Safari dhe nga Windows në macOS.
Në një postim në blog Google tha se kyçja pa fjalëkalim do të thotë se përdoruesit mund të shfrytëzojnë telefonët e tyre si fjalëkalim në aplikacione, uebsajte dhe shërbime të tjera dixhitale.
Kyçja në telefon me një PIN, me një dizajn apo shenjë gishti do të jetë mjaftueshëm për tu kyçur në të gjitha shërbimet pa pasur nevojë të vendosni fjalëkalim nga e para.
Duke vendosur fjalëkalimet në pajisje fizike, përdoruesit menjëherë përfitojnë jo vetëm nga thjeshtësia por edhe nga siguria. Pa një fjalëkalim gjithashtu nuk do të jetë e nevojshme të mbahet mend kredencialet apo të ripërdoren të njëjta kredenciale disa herë.
Një telefon i një përdoruesit do të ruajë një çelës unik FIDO të cilin e ndan me uebsajtin për verifikim vetëm kur telefoni është i hapur.
Apple, Google dhe Microsoft të gjithë thonë se vitin e ardhshëm ky funksionalitet do të jetë i disponueshëm edhe pse një axhendë e qartë nuk është bërë publike. /PCWorld Albanian
copy(/home/titulli/public_html/images/image/asswordless.jpg): failed to open stream: No such file or directory