APN reagon për grantet e Kosovës: Mjetet në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak (foto)
Lokale

APN reagon për grantet e Kosovës: Mjetet në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak (foto)

30.Dec.2022 20:19
0
Alternativa për Ndryshim ka reaguar ndaj vendimit vendimit të publikimit të listës përfituese të granteve nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
Kumtesa e plotë nga partia "Alternativa për Ndryshim": 
 
Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si "udhëheqës" i KKSH-së
 
Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak.
 
Konkursi i fundit nga KKSH, për të justifikuar mjetet e Qeverisë së Kosovës, përmbushë apetitet e militantëve, dhe u jep kuptim votave të blera për fushatën e zgjedhjeve të 13 Nëntorit.
 
Konkurs skandaloz me listën e gjatë të përfituesve po aq skandaloze sa vet menaxhimi i mjeteve të Qeverisë së Kosovës, që bie ndesh me veprimtarinë e mirëfilltë të KKSH-së.
 
Si përfundim, milionat e taksapaguesve kosovar, ndodhen në llogaritë e funksionerëve e aktivistëve të PVD-së.
 
Njëkohësisht, ky është ofendimi i radhës nga e gjithë struktura e PVD-së, karshi qytetarëve të Luginës së Preshevës.
 
Kosova sapo e "ndihmoi" strukturën e përgjithshme të PVD-së dhe jo Luginën e Preshevës!
 
Dinjitetin që Këshilli Kombëtar Shqiptar e humbi me PVD-në, është koha t'ia kthejmë për hirë të çdo shqiptari të kësaj ane!
 
Ditëve në vijim, do të bëhen publike faktet për shumat marramendëse, dedikuar përfituesve të pangopur të PVD-së.
 
 
 
 
 
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/pn-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
LP-PD-PDSH i dërgojnë kryeministrit Kurti reagimin për grantet e ndara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (dokument)
Shtypi gjerman: “Bilanci i krizës së inskenuar Serbi-Kosovë është fatal”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration