APN reagon ndaj aktivitetit të Partisë Demokratike për shtëpinë e  shëndetit
Lokale

APN reagon ndaj aktivitetit të Partisë Demokratike për shtëpinë e shëndetit

08.Apr.2019 10:17
0

Përfaqësues të degës së Alternativës për Ndryshim në Bujanoc kanë reaguar ndaj aktivitetit të forumit rinorë të Partisë Demokratike.

Fismir Jahiu, nga dega e APN-së në Bujanoc ka pyetur se kush është drejtoreshë në shtëpinë e shëndetit prej  24 dhjetorit të vitit 2012, shkruan Titulli.com.

“Drejtoreshën e kanë emërua pikërisht njerëzit që sot shprehin pakënaqësinë e tyre, pajtohemi që gjendja është jo e kënaqshme po se jeni bashkëfajtor në masë të njëjtë me pozitën e sotme edhe kjo qëndron”, ka shkruar Jahiu. 

Ai ka thënë mes tjerash se nuk ishit të gatshëm të ballafaqoheni me probleme atëherë nuk jeni as sot, nuk është as pozita e sotme.

“Të jemi të hapur, njerëzit nuk u besojnë më premtimeve të partive të cilët rrezikojnë mbijetesën tonë të mëtejshme. Të rinjtë që po i mbani larg janë të gatshëm të kthejnë jo vetëm dinjitetin ekonomik por edhe moral”, theksoi Jahiu.

Sipas tij kjo është një detyrë e përgjithshme për të rinjtë tanë, detyrë të cilën do ta zgjidhim s'bashku.

Aktivistë të forumit rinorë të Partisë Demokratike javën e kaluar kanë vendosur disa transparentë para objektit të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc duke akuzuar qeverisjen Kamberi për mos punësim të kuadrove shqiptarë./Titulli.com/

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/lternativa-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration