APN propozon Levent Qazimi, kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Alternativa për Ndryshim përmes një komunikate ka njoftuar se ka propozuar Levent Qazimi - kandidat për kryetar të Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Njoftimi i plotë në Facebook nga APN:
Sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është diskutuar për situatën politike, zhvillimet në të cilat do të kalojë vendi ynë por theks të veçantë regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të cilat do të mbahen më 13 nëntor 2022.
Duke u bazuar në rëndësinë e kësaj pozite dhe njëherit rolin unifikues që bart kryetari i KNSH-së, gjë e cila ka munguar deri më sot, kryesia e Alternativës për Ndryshim UNANIMISHT ka zgjedhur si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar, Levent Qazimin.
ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar në gjitha proceset zgjedhore.
16 shtator 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim