APN në Bujanoc paralajmëron për largimin nga qeverisja aktuale
Lokale

APN në Bujanoc paralajmëron për largimin nga qeverisja aktuale

28.Dec.2020 08:12
0

Dega e APN-së në Bujanoc, përmes një postimi në facebook paralajmëron se do të largohet nga qeverisja aktuale nëse nuk përfillen kërkesat e tyre nga shumica shqiptare.

Ky është postimi i plotë i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc: 

Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit opinioni ka pasur rastin të dëgjojë fjalimin shumë të qëlluar të këshilltares tonë, Seuda Destani Fazliu.
 
Fjalimi i saj ishte vetëm një pikë në një pus të mbushur me paknaqësi tek strukturat udhëheqëse dhe tek elektorati i Alternativës për Ndryshim.
 
Rrumbullaksimi i këtyre paknaqësive përkufizohet me një fjali të vetme: MARRËVESHJA E KOALICIONIT NUK PO RRESPEKTOHET nga partnerët tanë.
 
Nëse e themi ndryshe, konkludojmë se po na bëhen shumë padrejtësi.
Po i përmendim vetëm disa:
-Nuk ftohemi për konsultime me rastin e caktimit të seancave të Kuvendit Komunal, përfshirë edhe këtë të fundit të caktuar për të martën, ku në rend dite është buxheti për vitin 2021,
- Kryhen punësime në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike duke u anashkaluar kuadrot tona dhe duke mos u marrë përbazë koeficienti që buron nga marrëveshja e koalicionit,
- Gjatë rishikimit të buxhetit, pa konsultim me ne, hiqen mjetet nga pozicionet e ndryshme dhe barten në pozicione tjera,
-Gjatë planifikimit të buxhetit, kërkesat tona shqyrtohen sa për sy e faqe dhe më pas ndodh që nuk figurojnë në buxhet,
-Në aspektin politik, subjekti ynë paraqitet vetëm si shifër e aspak si i barabartë në përfaqësim, sidomos jasht Bujanocit...
 
Kur i kemi parasysh të gjitha këto fakte arrijmë në një përfundim se pjesëmarrja jonë në këtë koalicion më tepër i ngjanë një dekori se sa një tërësie midis të barabartëve.
Kështu që, përfundimisht ka ardhur momenti që kërkesat tona të realizohen krahas marrëvëshjes për koalicion.
Veprimi i parë që do të ndërmarrim si subjekt politik është adresimi me një letër para mbledhjes së Kuvendit Komunal partnerëve tanë të koalicionit me kërkesat e qarta dhe me detyrimet që dalin nga ky dokument.
 
Veprimi i dytë ka të bëjë me dorëzimin e propozimeve konkrete nga këshilltarët tanë në seancën e Kuvendit Komunal rreth buxhetit dhe ndryshim-plotësimi i disa pozicioneve.
 
Medoemos në buxhetin e vitit 2021 duhet ndryshim rrënjësor në:
-shtimin e mjeteve në arsim dhe modernizimin e kabineteve, sallave të edukatës fizike dhe ofrimin e kushteve për not,
-në shtimin e mjeteve për sport, kulturë dhe informim, duke caktuar kritere të qarta dhe jo duke u bazuar vetëm në numra dhe emra të klubeve, organizatava apo mediave,
-shtimin e mjeteve për hapsirat e gjelbëruara dhe ujërat atmosferik...
 
Të gjitha këto kërkojnë mjete, por ne do të kërkojmë që viti 2021 të ngelë me më pak asfalt e më shumë fonde për lëmitë e sipërpërmendura.
Nëse propozimet tona nuk merren në konsideratë, përfundimisht këshilltarët e APN-së nuk do ta votojnë rendin e ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, por nuk do ta prishim shumicën shqiptare.
 
I’a kujtojmë opinionit se ne jemi vetëm pjesë e marrëveshjes për koalicion e assesi e asaj për pushtet.
 
Ne nuk e rrezikojmë koalicionin por nuk do të thotë se i bëjmë hije edhe pushtetit.
 
Pa APN-në, tri subjektet tjera kanë 22 këshilltarë dhe shumicë të mjaftueshme për të qeverisur.
 
Nëse vazhdon injorimi ynë, atëherë përveç privilegjeve që i kanë, le ta bartin vet edhe përgjegjësinë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/pn-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration