Analiza e Der Standard: Grenell dëshiron ta rrëzojë Kurtin, marrëveshja Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh
Lokale

Analiza e Der Standard: Grenell dëshiron ta rrëzojë Kurtin, marrëveshja Thaçi-Vuçiq për shkëmbim territoresh

21.Mar.2020 08:15
0

Gazetari Adelheid Wölfl në një analizë të publikuar në prestigjiozen austriake “Der Standard”, ka shkruar rreth situatës së fundit politike në vend dhe rrezikut që Kosova të mbetet pa Qeveri për shkak të mocionit të LDK-së për rrëzimin e Kurtit dhe gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë COVID-19.

Siç shkruhet në këtë analizë, një situatë të tillë po tenton ta shfrytëzojë edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. 

Në analizën e gazetarit Wolf thuhet se emisari amerikan dëshiron ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti me qëllim të implementimit të shpejtë të marrëveshjes Thaçi-Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Gazetari austriak teksa flet për këtë synim të Grenellit, përmend edhe takimin e këtij të fundit në Washington me zyrtarin e LDK-së, Skënder Hysenin.

 

“Grenell padyshim dëshiron të rrëzojë Qeverinë Kurti, në mënyrë që ai të mundë të implementojë shpejt marrëveshje mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi”, thuhet në shkrim.

Në këtë analizë ndër të tjera thuhet se Grenell është i interesuar për një sukses të politikës së jashtme të Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Por në këtë anlizë thuhet se arritja e një marrëveshjeje “historike” siç dëshiron Grenell, është e pamundur me Albin Kurtin si kryeministër.

“Kurti kurrë nuk do të lejonte një shkëmbim territoresh bazuar në kritere etnike si pjesë e marrëveshjes siç duan lobistët rreth Trumpit”, thuhet në analizë./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-grenell.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration