Ambasadori i Rusisë: Nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për kufijtë, të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit
Lokale

Ambasadori i Rusisë: Nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për kufijtë, të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit

15.Aug.2019 08:04
0

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka një kohë që ka ngecur.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka thënë se Moska mund të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka deklauar për TV Prva të Beogradit se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të konfirmohej në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Edhe për kufijtë? “Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, ka deklaruar Botsan-Kharchenko.

I pyetur a ka Rusia vija të kuqe, diplomati rus ka përmendur Rezolutën 1244, dhe përsëri ka thënë se mbështesin atë vendim që është në interes të Beogradit dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Botsan-Kharchenko e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

I pyetur se si do të gjendet zgjidhja për rajonin, ai ka thënë se “duhen veprime te bashkësisë ndërkombëtare… ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në kuptim të vendosjes së dialogut apo rifillimit të dialogut ekzistues”.

“Nëse Beogradi na kërkon qe t’i ndihmojmë në Këshill të Sigurimit, në raportet tona me BE’në, Uashingtonin, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Botsan-Kharchenko.

“Nëse Serbia apo ndonjë faktor tjetër kërkon që të përfshihemi, ne së pari duam që të sigurohemi të dimë për përmbajtjen. Ne duam të sigurohemi se ky dialog zhvillohet në mënyre strikte, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”, ka përfunduar ai.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/osova-serbia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministria e Kulturës së Kosovës dhuron 135 tituj librash për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration