Ambasadori Hill dhe Braathu takim më Arifin: Komunikimi i nivelit lokal me atë qendrorë po ecë (video)
Ambasadori amerikan, Christopher Hill dhe ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu kanë zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Ambasadori Hill u shpreh se është i lumtur që gjendet këtu, shkruan Titulli.com.
Ne jemi të intersuar që Serbia të ketë suksese dhe se rrugëtimi i saj drejtë BE-së është i vështirë. Është me rendësi komunkimi mes nivelit lokal dhe atij qendrorë dhe kjo vizitë na ka ndihmue me kuptue si po ecë në këtë drejtim, u shpreh ambasadori Hill.
Jan Braathu u shpreh se e njehe këtë rajon dhe Ballkani shumë mirë duke e pasë një përvojë të gjatë.
“ Jam i sigurt si do të ecin punë edhe planin 7 pikësh për përmirësimin e gjendjes së pakcisës shqiptare në këtë rajon”, theksoi Braathu.
Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Ambasadorit amerikan, Christopher Hill në këtë rajon./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ill-arifi-braathu.jpg): failed to open stream: No such file or directory