Ambasadori amerikan në Beograd Godfrey: Sot, një ditë e shkëlqyeshme për Kosovën dhe Serbinë
Lokale

Ambasadori amerikan në Beograd Godfrey: Sot, një ditë e shkëlqyeshme për Kosovën dhe Serbinë

04.Sep.2020 13:37
0

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka vlerësuar që dita e sotme është e shkëlqyeshme për Serbinë dhe Kosovën.

“Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë , investime të reja, ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë”, ka shkruar ambasadori Godfrey në Twitter.

Ai gjithashtu ka vlerësuar që njerëzit në Kosovë dhe në Serbi meritojnë standard më të mirë të jetës.

“Përshëndesim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka porositur ambasadori Godfrey në shkrimin e tij në Twitter, në të cilin e ka shpërndarë edhe orarin e sotëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

  

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, takohet të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh, transmeton Zëri i Amerikës.

Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet, nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë njëra nga pikat në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Vuçiq tha se "nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë".

Nikoqirë të këtij takimi, që u paralajmërua se në fokus ka bashkëpunimin ekonomik, ishin këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O'Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Pas takimit, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha se në Uashington, u zhvilluan bisedime “shumë të mira” ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve edhe gjatë së premtes.

“Bisedime shumë të mira këtë pasdite me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/odfrey.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gazeta austriake zbulon: SHBA dëshiron zonë speciale ekonomike në Jug të Serbisë
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë (dokumenti)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration