Ambasadori amerikan Hill në Bujanoc pritet nga kryetari i komunës, Arifi (video)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill po qëndron për vizitë zyrtare në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Vrajës.
Ai gjatë ditës së sotme u prit nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe së bashku folën në një konferencë për media.
Ambasadori Hill ditën e martë do të takojë kryetarin e komunës së Preshevës, atë të Vrajës, faktorë tjerë relevant lokal, institucione tjera edhe bazën ushtarake "JUG" të Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ill-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory