Ambasada shqiptare në Beograd përkrahë ndërtimin e banesave sociale në Bujanoc
Lokale

Ambasada shqiptare në Beograd përkrahë ndërtimin e banesave sociale në Bujanoc

19.Feb.2021 20:54
0
Në letrën e dërguar kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit Enver Ramadani, ambsadori i shtetit shqiptar në Beograd Ilir Boçka ka përgëzuar këshilltarët e Kuvendit komunal të Bujanocit dhe partitë e koalicionit për miratimin e vendimit për ndërtimin e banesave për qëllime sociale në Bujanoc.
 
Mes tjerash, në letrën e tij të gjatë, z.Boçka ka folur edhe për rëndësinë e këtij projekti, duke potencuar: "Fakti që projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga UNHCR me mbështetjen e ambasadës së SHBA në Beograd, dëshmon për peshën jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare të këtij projekti, rëndësinë që miqtë dhe partnerët tanë strategjikë i kushtojnë bashkëjetesës dhe zhvillimit të shoqërive demokratike në këtë pjesë të Europës".
 
Në vijim po ju përcjellim letrën e plotë të ambasadorit shqiptar z. Ilir Boçka.
 
 
 
 
  
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/lir-bocka.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration