Lokale
Alo, votoje Zejnijën!
Se politika nuk e ka në planë të largohet nga vatrat arsimore tregon edhe votimi i sotëm në Këshillin e arsimtarëve në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Të martën, tre të kandiduarit për drejtorë të shkollës se mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ushtruesi i detyrës së drejtorit Zejni Fejzullahu, ish drejtori Ilmi Ibrahimi si dhe kandidati i ri Muharrem Goga, u votuan për drejtor të këtij institucioni arsimor nga 125 të punësuarit, prej 144 sa kishin të drejtë vote.
Edhe pse ky votim merret si mendim dhe jo obligim, ai u manipulua nga politika lokale. Në këtë votim, Zejni Fejzullahu mblodhi 91 vota, Ilmi Ibrahimi 15 si dhe Muharrem Goga 14 vota, ndërsa të pavlefshme u shpallën 5 vota.
Gjithçka dukej se shkoi në rregull, mirëpo prapa saj fshihej fushata lobuese për kandidatin e parë, me c'rast edhe u imponua rezultati në fjalë.
Gazetari i Titullit është njoftuar nga mësimdhënësit e kësaj shkolle se kanë marrë telefonata nga kolegët e tyre por edhe nga pjesëtarë të partisë në pushtet, Partisë Demokratike (PD), që të votohet kandidati Zejni Fejzullahu për drejtorë të këtij institucioni arsimor.
Telefonatat bëheshin duke urdhëruar profesorët që të votojnë ushtruesin e detyrës dhe jo dy kandidatët tjerë, që është një shkelje flagrante në procesin e përzgjedhjes së drejtorit.
Votimi i sotëm është vetëm fillimi i procesit të zgjedhjes së drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi”, pasi kandidati për drejtorë duhet të marrë edhe pëlqimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Këshillit të shkollës dhe më pas vendimin e Ministrisë së Arsimit të Serbisë.
Titulli nga burimet e veta ka mësuar se kryetari i Komunës së Bujanocit ka qenë i përfshirë në përzgjedhjen e kandidatit duke i dhënë urdhra të dëgjueshmëve të tij për të votuar Zejni Fejzullahun, pasi sipas tij “ai është i dëgjueshëm dhe do të veprojë siç thotë i pari i komunës”.
Siç është raportuar më herët, ende pa u emëru drejtorë, por vetëm duke ushtru këtë detyrë, i përzgjedhuri i kryetarit Nagip Arifi, Zejni Fejzullahu, ka bërë shkelje të cilat i ka evidentuar inspektori republikan, shkelje këto që e penalizuan me shkarkim.
Edhe pse Fejzullahu në publikë ka deklaruar se ka bërë përmirësimin e këtyre shkeljeve duke hapur për së dyti konkurs për punësim, Titulli ka arritur të sigurojë informacion se ushtruesi i detyrës ka bërë sërish shkelje, për të cilat sigurisht do të mësoni ditëve në vijim./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/sezai-surroi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!