Aleanca për Luginën: Spektri politik në Luginë të Preshevës me platformë të përbashkët politike
Lokale

Aleanca për Luginën: Spektri politik në Luginë të Preshevës me platformë të përbashkët politike

09.Nov.2023 06:36
0
Aleanca për Luginën e vlerëson lartë angazhimin dhe përkushtimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat do të organizohen më datë 17.12.2023.
 
Aleanca për Luginën konsideron se spektri politik në Luginë të Preshevës duhet të ndërtoj platformë të përbashkët politike, përmes së cilës do të arrihet kohezion me qëllim të realizimit të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Këtë e konfirmon më së miri edhe takimi i së martës, më 07.11.2023 në Zyren e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në këtë takim, i cili ishte i ftuar nga vetë Kryeministri, e në të cilin morrën pjesë përfaqësuesit e partive dhe lëvizjeve politike nga Lugina e Preshevës: Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik, Shqipërim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik, Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare, Naser Aziri nga Unioni Demokratik Shqiptar dhe Armend Aliu nga Aleanca për Luginën, u dakorduan që, duke pasur parasysh rrethanat e rënda politike në Luginë të Preshevës, të unifikohen në një listë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
Aleanca për Luginën vlerëson se gjendja e përgjithëshme shoqërore dhe ekonomike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është në pozitë jashtëzakonisht të vështirë, si rezultat i politikës së Qeverisë serbe, prandaj unifikimin e faktorit politik shqiptarë e sheh të domosdoshëm.
 
Parimisht do të duhej të ishim kundër çfarëdo zgjedhjeve pa zgjidhje politike për shqiptarët e Luginës në Serbi. Në këto rrethana të rënda politike e ekonomike, ku përsëritja e shpeshtë e zgjedhjeve synon të dekurajojë elektoratin e shqiptarëve për pjesëmarrje në zgjedhje, ne kemi konsideruar të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptarë si përgjigjen e duhur ndaj mosnënshtrimit dhe mosdorëzimit ndaj represionit shtetëror serb.
 
Preshevë, 08 nëntor 2023
Këshilli iniciativ i Aleancës për Luginën
copy(/home/titulli/public_html/images/image/lenca-luginen.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PD nominon Nagip Arifin për deputet popullor, s’ka kompromis
Komisioni Evropian prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor: 6 miliardë euro grante dhe kredi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration