Akademia e Shkencave të Kosovës kundër idesë së korrigjimit të kufijve
Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe atij të Arteve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shprehur shqetësime serioze lidhur me diskursin politik sa i përket fazës së fundit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Diskursi i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë si ide dhe plan i vjetër serb, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit”’ dhe “ndarjes” së Kosovës, është me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës dhe interesave të saj”, thuhej dje në komunikatën e ASHAK-ut.
Për këtë çështje sot Akademia e Shkencave sërish ka dërguar një komunikatë për media dhe ka sqaruar qëndrimet e djeshme.
Sipas ASHAK-ut, qëndrimet e ditës së djeshme nuk janë qëndrime zyrtare të Akademisë, por qëndrime të Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe atij të Arteve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Njoftimi i plotë i Akademisë pa ndërhyrje:
Në lidhje me kumtesën e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe të Seksionit të Arteve të ASHAK-ut për diskutimin rreth sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës duam të sqarojmë si më poshtë:
Qëndrimet e ASHAK-ut nënshkruhen nga kryetari i ASHAK-ut apo me autorizim të tij nënshkruhen edhe nga Nënkryetari dhe Sekretari Shkencor.
Në këtë rast, qëndrimet janë nënshkruar nga sekretarët e dy seksioneve, anëtarja korrespondente Justina Puna në emër të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe anëtari korrespodent Luan Mulliqi në emër të Seksionit të Arteve.
Prandaj, qëndrimet e paraqitura në kumtesën e publikuar janë qëndrime të sy seksioneve dhe jo qëndrimet të ASHAK-ut.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/osova-3-650x358.jpg): failed to open stream: No such file or directory