Ahmeti: Problemet që po irritojnë shqiptarët e Luginës (video)
Lokale

Ahmeti: Problemet që po irritojnë shqiptarët e Luginës (video)

17.Apr.2022 14:29
0

Njohësi i çështjeve politike në Luginë të Preshevës, Zijush Ahmeti, thotë se strukturat politike atje kanë kuptuar se sa i domosdoshëm është uniteti për zgjidhjen dhe lehtësimin e gjendjes së shqiptarëve dhe avancimin e pozitës së tyre.

“Veç e kanë kuptuar se në raste të caktuara është më se i domosdoshëm uniteti në gjithë spektrin politik të Luginës dhe vetëm duke bashkëvepruar, duke bashkërenditur aktivitetet në veprimtarinë e tyre të përditshme mund të ofrojnë kontributin e tyre në zgjidhjen apo lehtësimin e gjendjes së përgjithshme të shqiptarëve në Luginë dhe avancimin e pozitës se tyre”, deklaroi Ahmeti në një intervistë për portalin arbresh.info.

Më 3 prill partitë shqiptare ishin ndarë në subjekte, me kandidatë që synonin Parlamentin e Serbisë, por asnjëra prej tyre nuk arrit të sigurojë përfaqësues. Këtë nuk e arriti as ish-deputeti, Shaip Kamberi, pavarësisht se ju afrua mjaftë shumë numrit të votave të nevojshme që do t’i mundësonte dhe një mandat.

Sipas, Zijush Ahmetit, kjo ndarje në një mënyrë kjo krijoi edhe irritim dhe zemërim edhe te qytetarët dhe mungesa e daljes në zgjedhje ishte një sinjal edhe për partitë politike.

Ai përmend edhe ndryshimin e qeverisjes lokale në Preshevë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

“Ne i kuptojmë, i njohim dhe i dimë, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen edhe qytetarët e Luginës edhe përfaqësuesit politik, këto sfida nuk janë të lehta, por si parakusht që të ecet në drejtim të zgjidhjes dhe lehtësimit të tyre, është më se i nevojshëm dhe më se i domosdoshëm një unfikim dhe një bashkim i spektrit politik në Luginë të Preshevës.”

Ahmeti flet edhe për angazhimet e qeverive shqiptare në raport me Luginën, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

“Edhe qeveritë e kaluara edhe qeveria aktuale sigurisht që në objektivat e tyre shohin dhe hulumtojnë mundësitë për të mbështetur sa më tepër shqiptarët e Luginës, mbetet në qeverinë aktuale të shqyrtojë se cilat janë mënyrat më të mira dhe më konkrete për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës dhe besoj që kjo mund të arrihet në bashkëpunim dhe bashkërisht edhe me konsultime të vazhdueshme apo të përhershme edhe me shqiptarët në Luginë”, shprehet Ahmeti për arbresh.info.

Ai komenton edhe problemin shumëvjeçarë me dokumente të shqiptarëve të Luginës, që jetojnë në Kosovë.

“Mendoj që duhet të jetë një angazhim shtesë i institucioneve përgjegjëse ta ofrojnë kontributin e vet dhe kjo çështje të hiqet nga rendi i ditës në mënyre që qytetarët të cilët e zhvillojnë jetën këtu, natyrisht kuptuar edhe marrëdhënien e punës ta kenë të zgjidhur, edhe çështjen e pajisjes me dokumente.” /Artan Maliqi/arbreshinfo/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ijush-ahmeti.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shefat Isufi, boksieri kampion në WBF: E kemi ëndërruar gjatë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration