Ahmeti: Autoritete e Serbisë po bëjnë lojëra sikur nuk kanë përgjegjësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës (video)
Gjenerata e vitit 1981 është gjenerata më me fat pasi që kur nuk e humbi kontinuitetin deri në organizimin e luftës çlirimtare. Dita e sotme është ditë e veçantë pasi 40 vjet më parë u organizuan demonstratat studentore në Prishtinë të cilat sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e organizuar në Shkup me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demonstratave studentore në Prishtinë.
Ai theksoi se Autoritete e Serbisë po bëjnë lojëra sikur nuk kanë përgjegjësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës/
Ahmeti, siç njofton zyra për informim e BDI-së, me këtë rast ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që në këtë përvjetor pranë tij të pranishëm ka dhe shumë bashkëveprimtarë dhe pjesëmarrës të ngjarjeve të vitit 1981 si Fadil Bajrami, Tahir Hani dhe Sadulla Duraki e shumë të tjerë.
Ahmeti në konferencë potensoi se pas krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bë një luftë e pastër, me ndihmën e aleatëve, me ndihmën e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, me ç’rast arriti të çlirohet Kosova.
“Më pas arritëm që Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-në ta organizojmë mirë dhe ia dolëm mbanë që në fushën kombëtare dhe atë ndërkombëtare ta legjitimojmë UÇK-në, por dhe të pranohet marrëveshja ndërkombëtare për ndryshim rrënjësor të statusit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Marrëveshjen paqësore të Ohrit”, tha lideri i BDI-së, Ahmeti.
Sipas Asanit këto ngjarje epiqendrën e patën në Kosovë, por që ato u zgjeruan dhe shtrinë ndikimin e tyre edhe në hapësirat tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Sipas tij viti 1981 shënoi kufirin mes dy mentaliteteve politike të asaj kohe, mendësinë burokratike të politikanëve që kundërshtonin çdo lloj ndryshimi dhe në anën tjetër studentët të prirë nga një shtresë revolucionarësh politikë që ishin kalitur në ilegalitet, të cilët më vonë do të bëheshin dhe bartës të proceseve të rëndësishme që u kurorëzuan me kryengritjen e armatosur, fillimisht në Kosovë e pastaj në Maqedoni të Veriut dhe në Luginën e Preshevës.
Bashkëveprimtari i kryetarit të BDI-së, Hydajet Hyseni fjalimin e tij e nisi me disa fjali të atdhetarit të madh shqiptar Adem Demaçi i cili për demonstratat e studentore të vitit 1981 kishte thënë: “Po të mos ishin përpjekjet e mëhershme çlirimtare nuk do të ishte lëvizja e vitit 1968, po të mos ishte lëvizja e 68-ës nuk do të ishte pranvera e vitit 1981 dhe të gjitha lëvizjet e mëvonshme e deri tek Ushtritë Çlirimtare që sollën realizimin e një pjese të madhe të idealeve të brezave të mëparshëm.”
Në fund të kësaj konference, Ahmeti, Hyseni dhe Asani u dakorduan bashkë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se sot, por e pranuan se nesër mund të bëhemi edhe më mirë nëse të gjithë bashkë punojmë dhe angazhohemi për një ardhmëri më të mirë dhe pikësynim i yni mbeten vlerat evropiane dhe thellimi i partneritetit me miqtë tanë amerikanë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/li-ahmeti.jpg): failed to open stream: No such file or directory