Abazi: Në dialog me Serbinë nuk përmenden shqiptarët e veriut dhe as Lugina e Preshevës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në dialog me Serbinë dhe në diskutimet e zhvilluara nuk përmendet për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës të cilët janë dëbuar tash e mbi 20 vjet më parë duke shtuar se as Lugina nuk përmendet në këto diskutime.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi duke diskutuar për marrëveshjen që mund të nënshkruhet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në diskutime nuk përmendet aspak dhe nuk kërkohet që shqiptarët e veriut të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve.
“Edhe na kemi filluar me besua ma pak që realisht mundemi me përdor formulimin që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë e meritojnë në mënyrë reciproke të drejtën që kërkohet për serbët këtu. Nuk përmendet fare e as nuk kërkojmë të drejtën e shqiptarëve të veriut të Kosovës me u kthyer në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve, që është e drejtë legjitime që shqiptarët me u kthyer në shtëpitë e tyre në veri”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
“Kjo nuk është pjesë e diskutimit kur vjen puna ndërsa, flasin për rikonfirmimin e drejtës së pakicës serbe në Kosovë që është bërë edhe në Ahtisarin edhe në diskutimet e Vjenës”, ka deklaruar tutje Abazi.
Po ashtu, ai i ftuar në Debat Plus, ka thënë se Kosova po vazhdon të injorojë thelbin e problemit sa i përket diskursit politik në vend, “ne në njërën anë kemi SHBA-në dhe BE-në, në një linjë të fortë që kërkon pranimin nga Kosova për një marrëveshje që nuk ka njohjen në mes, që nuk ka qenë si e tillë më herët të paktën nga faktorët amerikanë”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aki-Abazi-.jpg): failed to open stream: No such file or directory