Lokale
A po ruhet lapidari nga snajperistët? (video)
Tek qytetarët janë përhapur zërat se lapidari në qendër të Preshevës po ruhet nga snajperistët, mirëpo ish këshilltari politik i UÇPMB-së dhe drejtuesi i LPD-së Jonuz Musliu ka mohuar këto zëra
Në pyetjen se a janë të sakta spekulimet se „snajperistët shqiptarë po e ruajnë lapidarin e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së në Preshevë dhe se a do të ketë reagime në rast se tentohet të rrënohet lapidari“, Musliu ka thënë se të gjitha këto janë gënjeshtra, transmeton Titulli.
“S’ka kurrfarë snajperistë që e ruajnë lapidarin, kjo është gënjeshtër dhe e pavërtetë. Nga ana jonë nuk ka provokime, kjo varet nga autoritetet në Beograd”, ka thënë Musliu.
Edhe kolegët gazetarë nga “Kjo është Presheva Jonë” që kanë sjell një video material të bërë sot, thonë se edhe kjo ditë ishte si të tjerat me përjashtim të shqetësimit që vërehet te qytetarët./Titulli.com/
http://youtu.be/_e-na3uC_2Qcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!