A ka 'votues fantazmë' në listën zgjedhore në Serbi?
Lokale

A ka 'votues fantazmë' në listën zgjedhore në Serbi?

27.Nov.2023 09:43
0

“Votuesit fantazmë” janë votuesit që ndryshojnë në mënyrë fiktive vendbanimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ato ishin veçanërisht temë para zgjedhjeve në Beograd, tema e zgjedhjeve të vitit 2022, për të cilën shkroi BBC në serbisht, transmeton Titulli.com.

Përfaqësuesit e qeverisë mohojnë se ekzistojnë votues të tillë.

Nemanja Nenadiq thekson se, kur flet për manipulime të mundshme, problemi më i madh është “se nuk ka kufizim ligjor që i njëjti person, brenda të njëjtit cikël zgjedhor, të votojë më shumë se një herë në zgjedhjet lokale”.

“Hipotetikisht, një banor i Nishit mund të shpërngulet në Beograd dhe të votojë në zgjedhjet e Beogradit më 17 dhjetor, dhe më pas të kthehet në Nish dhe të votojë në zgjedhjet lokale në pranverë në atë qytet”, thotë Nenadiq.

Ai thekson se në këtë nuk do të kishte asgjë të paligjshme dhe nuk përjashtohen as situatat reale ku “një person jeton në një qytet në dhjetor dhe në një qytet tjetër në maj”.

“Megjithatë, mungesa e një kufizimi ligjor kur bëhet fjalë për votim në të njëjtin cikël brenda zgjedhjeve lokale ndoshta do të stimulojë disa parti që të organizojnë një zhvendosje fiktive të mbështetësve”, thotë Nenadiq.

BBC nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur se kishte raste të tilla.

Në përgjigje të një pyetjeje për një numër më të madh të votuesve që regjistrojnë vendbanimin në Beograd sesa do të pritej në rrethana normale, Ministria e Administratës Shtetërore tha "se ata nuk kanë njohuri për devijime të mëdha në lidhje me numrin e votuesve në Beograd".

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat për banorët që kanë regjistruar vendbanimin në Beograd në 23 vitet e fundit, përcejllë Titulli.com.

Këto të dhëna tregojnë se në Beograd janë regjistruar mesatarisht 30,816 aplikime në vit në dhjetë vitet e fundit, pra që nga viti 2012.

Në vitin 2023 deri në tetor janë regjistruar 29374 persona.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/otimi-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
A zhduket dot Hamasi dhe nga kush kontrollohet Gaza?
Arifi vendosi flamurin shqiptar para kohe në ndërtesën e Komunës në Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration