A duhet të ketë shtëpi të pleqve në Luginë?
Lokale

A duhet të ketë shtëpi të pleqve në Luginë?

06.May.2021 13:24
0

Migrimet në vendet perëndimore që ndodhën këto 30 vite në shoqërinë tonë si pasojë e zhvillimeve politike ndikuan edhe në strukturën e familjes ku shumë pleq po jetojnë të vetmuar  dhe po ballafaqohen me probleme të shumta. Gjatë vizitave të ndërsjellat që ia bëjmë njëri tjetrit me rastin e festave, gëzimeve apo ngushëllimeve na ka rënë rasti të dëgjojmë rrëfime jo të këndshme nga bashkëqytetarët tanë për këtë kategori të njerëzve.

Në pyetjen se si është filani shpesh dëgjojmë përgjigje si në vijim: ‘’ Nuk është mirë po heq për një pikë ujë, po helmohet nga ngatërrimi i barnave e do të vdes para kohe apo po e mbytë mërzia se nuk po ka me kë e çel gojën’’. Pra bëhet fjalë për ata pleqtë vetmuar e mërzitur që i kanë familjet në mërgim dhe shpesh të shtyrë nga mosha apo ndonjë sëmundje nuk mund ta shërbejnë vetën me ushqim apo i ngatërrojnë barnat pasi që kërkohet mendjemprehtësi  për të i mbajtur në mend se si duhet përdorur.

Në të vërtet të gjithë jemi dëshmitar se për një kollitje të thjesht mjeku t’i shkruan dy-tre lloje të barnave që kërkon një inteligjencë bukur të madhe edhe nga të rinjtë për t’i kuptuar se në çfarë kohë, paradite apo pasdite dhe në çfarë renditje me i marr, para apo pas buke.

Një brengë të tillë e dëgjojmë edhe nga shumë bashkatdhetarë tanë gjatë pushimeve në vendlindje të cilët shprehin brengosje dhe janë të shqetësuar për prindërit e tyre dhe mundohen që të bëjnë zgjidhje individuale duke e ditur se puna vullnetare edhe pse nuk mungon nga fqinjët apo të afërmit nuk është zgjidhje afatgjate.

Në Luginë kemi afaristë të suksesshëm ë cilët duhet ta trajtojnë këtë dukuri me seriozitet. Pengesa ligjore nuk ka dhe kjo i jep mundësinë atyre që të ndërmarrin ndonjë nismë për ndërtimin e shtëpisë së pleqve. Po ashtu punëtorë profesionalë siç janë: mjekët, infermierët, psikologët, sociologët, kuzhinier etj, ka me bollëk.

Kjo nismë mundë të fillojë me një kapacitet të vogël diku deri 10 vetë apo klientë e pastaj të zgjerohet sipas nevojës.

Shtëpia e pleqve krahas anës njerëzore do të kishte edhe karakter ekonomik ku do përfitonin të papunët, kurse ata pleq që do të vendoseshin aty do të bënin një jetë dinjitoze duke e mundur vetminë dhe mërzinë në shoqërim me moshatarët e tyre. Koha do të kalohej në aktivitete,  kulturore e sportive dhe në përkujdesje të vazhdueshme nga stafi për ushqim dhe përdorim të duhur të barnave.

Kudo që jemi prindërit tanë duhet t’i trajtojmë me respekt dhe t’ia mundësojmë një jetë më cilësore duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes.

Shkruar nga Fadil Isufi- Bujanoc

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/htepia-lueqeve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Studimi: Dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e kujtesës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration