Vështrime
A dështoi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës?
Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 31 maj 2013 u debatua lidhur me nismën e deputetit të LDK-së për miratimin e Rezolutës për Luginën e Preshevës.
Shkruan: Nehat Hyseni
Meqë edhe unë isha i pranishëm në sallë me delegacionin e shqiptarëve të Luginës, isha në pozitë që ta përcjellë nga afër këtë ngjarje, të cilën mediat e cilësuan si "historike".
Mirëpo, pritjet tona u fashitën, bile edhe shumica u zhgënjyen me mosmiratimin e Rezolutës edhe pas debatit nga ora 10:00-18:00 hiq pauzën e drekës, për t'u miratuar një javë më pas, më 6 qershor.
Megjithatë, Rezoluta ka vlerë historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj vëllezërve në Luginë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk i realizoi asnjërën nga 11 pikat e Rezolutës, edhe pse ishte e obliguar nga Kuvendi i Kosovës për ta zbatuar atë në praktikë, megjithatë, asnjë hap nuk e ka marrë në këtë drejtim.
Përkundrazi, nuk kaloi një javë nga miratimi i kësaj Rezolute dhe ndodhi zhgënjimi edhe më i madh, meqë Qeveria e Kosovës, jo vetëm që nuk i hoqi taksat kufitare, por edhe i shumëfishoi, duke e rritur taksën kufitare për kamiona në 100 euro!
Sjellja e këtillë i la gojëhapur të gjithë shqiptarët e Luginës, aq më parë edhe nga shkaku se Kryeministri Thaçi propozoi në mbledhjen e 31 majit 2013 që të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës, duke ia shtuar nenit 1 Pikën 4, që do të sanksiononte obligimin kushtetues të Republikës së Kosovës ndaj Luginës!
Befasia ishte e dyfishtë. E para sepse dihej nga të gjithë se Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshoj pa pëlqimin e minoriteteve. Pra, sepse nevojitet shumica e dyfishtë: e minoriteteve dhe e Kuvendit si tërësi. Por, nuk jemi të sigurt se këtë "nuk e dinte" edhe Kryeministri Thaçi.
Andaj, mbete shija e hidhur dhe bindja se çështja e shqiptarëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës nuk është duke u trajtuar me seriozitetin dhe sinqeritetin e duhur, si dhe nuk është përfillur obligimi kushtetues për zbatimin e Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, si organ më i lartë Ligjvënës i Republikës së Kosovës, si dhe duke lejuar shpërnguljen alarmante të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!