8 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë (video-kronologji)
Lokale

8 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë (video-kronologji)

20.Jan.2021 10:06
0

Sot bëhen 8 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, Bratislav Dikiç, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë dhe as ndonjë incident. 

Prindërit e dëshmorëve shpeshherë kanë kërkuar kthimin e lapidarit në Preshevë mirëpo deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtarë se ku gjendet kjo pllakë me 28 emrat e dëshmorëve apo që mundë të kthehet.

Titulli.com ju sjellë një kronologji nga e kaluara gjatë heqjes së lapidarit në Preshevë: 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/apidari%3Dpresheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia vendi i parë me vaksinën kineze kundër COVID-19, në Bujanoc vaksinim kinez apo..?
Fillon vaksinimi i qytetarëve të lajmëruar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration