Lokale
61 për qind e të rinjve duan ta lëshojnë Preshevën
Arsye e përbashkët e të rinjve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të cilët lënë vendlindjen, në rastet më të mëdha është pamundësia për të gjetur një vend të punës.
Ky është përfundimi të cilin e kanë nxjerrë pjesëmarrësit e tribunës të mbajtur në Bujanoc, në të cilën kanë folur edhe drejtuesit e zyrave për të rinj në Bujanoc dhe Preshevë, Jusuf Hasani dhe Agon Ajeti, si dhe Dejan Sikimiq shef i Zyrës për Zhvillim Ekonomik lokal në Medvegjë, në kuadër të së cilës do të fillojë punën zyra për të rinj, transmeton Titulli.
“Zyrat për të rinj nuk munden të hapin vende të reja të punës, mirëpo përmes iniciativave dhe ideve të tyre si dhe përmes projekteve të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, ishin të mendimit pjesëmarrësit e tribunës të cilën të premten e organizoi “Qendra për Demokraci dhe zhvillim të jugut të Serbisë” në kuadër të projektit “Me dialog kundër stereotipeve-të gjithë jemi të njëjtë”.
Të rinjtë shqiptar, serb dhe romë në këto komuna presin që Republika e Serbisë të merret seriozisht me këtë problem dhe t’i mundësojë kushte për tërheqjen e investimeve që do të rezultonte edhe me vende të reja të punës.
“Në Bujanoc, tashmë ka përpjekje të tilla”, ka thënë Jusuf Hasani.
Ai ka shtuar se edhe qeverisjet lokale në mënyra të ndryshme tentojnë, me ndihmën e donatorëve, që të sigurojnë punë për të rinjtë.
Hasani, në mënyrë të veçantë ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët të të rinjve nga të tri bashkësitë për të shqyrtuar mënyrat se si do të mund të zgjidhen problemet dhe nevojat e tyre.
“Zyra për të rinj në mënyrë shumë aktive angazhohet për këtë dhe në këtë zyre punojnë dy koordinatorë shqiptarë dhe nga një prej bashkësisë serbe dhe rome”, ka përfunduar Hasani.
Përfaqësuesi i Zyrës për të rinj në Preshevë, Agon Ajeti, ka paraqitur rezultatet e një kërkimi rreth asaj se ku e shohin të ardhmen të rinjtë e kësaj komune.
“61 për qind e të rinjve nga Presheva veten e shohin jashtë kësaj komune, prej të cilëve 36 për qind në ndonjë vend të Evropës perëndimore, kurse 25 për qind në ndonjërin prej qyteteve më të mëdha të rajonit”.
Ajeti ka shtuar se “sipas kësaj ankete të cilën e ka kryer zyra për të rinj, 71 për qind e të rinjve nga Presheva si arsye kryesore për të lënë këtë qytet theksojnë situatën politike dhe të sigurisë si dhe atë ekonomike.
“Njëri prej problemeve tek të rinjtë shqiptar të cilët kanë studiuar në Kosovë, është pranimi i diplomave, i cili edhe pse ka kaluar në dialogun Beograd – Prishtinë, shkon shumë ngadalë”, ka thënë Ajeti duke shtuar se komuna e Preshevës ka filluar projektin për punësimin e të rinjve në të cilin janë përfshirë 100 të rinj./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/protesta-presheve8.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!